Dy adoleshentë kanë përfunduar në spital pasi u përfshinë në një sherr me mjete prerëse.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku pesë djem të mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugën “Karahman Ylli”, në kryeqytet.
Dy prej tyre, kanë mbetur të plagosur.
“Më datë 31.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E(S)., M(M), 44 vjeç, sepse në bulevardin ‘Migjeni’, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.