Vendosni fjalën kyçe....

“Shumë zhurmë për asgjë, pasaportat diplomatike kanë skaduar po djemtë e kombëtares s’do e humbin statusin” – Xhaçka


Shumë zhurmë për asgjë e ka cilësuar lajmin për heqjen e pasaportave diplomatike të lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit, ministrja e Jashtme, Xhaçka.

Në një reagim në faqen e saj në Facebook, titullarja e Ministrisë së Jashtme shkruan se vlefshmëria e pasaportave diplomatike në fjalë ka mbaruar dhe ashtu si çdo dokument tjetër identifikimi ato duhen dorëzuar brenda datës 30 qershor.

Më tej Xhaçka shton se asnjë prej lojtarëve të kombëtares që ka marra pasaportat asokohe, nuk do e humbë statusin e fituar në vitin 2016.

“Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.” – shkruan Xhaçka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *