Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: PS s’e ka blerë kurrë votën e qytetarëve, Basha vetëm gishtin e ka jashtë korrupsionit, gjithë trupin e ka brenda


Ministrja Spiropali ka thënë se në zgjedhjet e 25 prillit asnjë parti nuk do guxojë të blejë votat dhe se PS-ja do mbrojë votën e qytetarëve.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ajo tha se PS-ja s’e ka blerë asnjëherë votën pasi e bazon forcën elektorale te idetë e punët.

“PS nuk ka blerë ndonjëherë votën e qytetarëve. Ne e bazojmë forcën tonë elektorale tek idetë tona, te punët që kemi kryer, tek ideologjia. Nuk e besojmë ne te vjedhja e votës. Dhe ç’është e drejta as PD nuk është shquar për këtë. E para është LSI, është kampione. Të gjithë strategjinë e saj elektorale në vite e ka bazuar te blerja e varfërisë, gjetja e eksponentëve që mund t’i ofrojë përmes lloj-lloj formash ryshfeti. Ne do ta mbrojmë votën përmes ligjeve të forta.” – tha Spiropali.

Ministrja akuzoi më tej kreun e PD-së, për të cilin tha se nuk mund ta luftojë korrupsionin pasi është vetë i zytur në të.

“Lulzim Basha e ka të kotë kur flet për anëtarësimin në BE, sepse jemi në fushatë. Këto sloganet e tij tingëllojnë të lodhura, pasi ai e ka treguar me fakte se c’bën partia e tij për të bllokuar procesin e integrimit. I gjithë programi i PD është i bazuar te kap c’të kapësh, gënje kë të gënjesh, të marrësh ndonjë votë, se ndryshe na nxjerrin nga partia. Do ndalë korrupsionin ai që vetëm gishtin e ka jashtë, sepse gjithë trupin e ka brenda. Ky i tëri ka qenë i zhytur në korrupsion. Ky është ministri i Rrugës së Kombit, që s’u përgjigj kurrë. Është ministri që bëri marrëveshjen e detit pa asnjë transparencë. Këtë e komandon Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Basha nuk e ka garën me ne, po me Ilir Metën, se kush do të drejtojë opozitën. Këta janë një çorap i madh.” – u shpreh ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *