Vendosni fjalën kyçe....

“Stop vaksinën kineze” – Rama për deklaratat e Berishës: E pafalshme që Basha nuk flet


Kryeministri Rama në vizitën e tij në Rrogozhinë, ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Berisha për vaksinat ruse dhe kineze anti COVID.

Rama thotë se Berisha ka nisur një fushatë të dëmshme e cila kushton edhe jetë, ndërsa e konsideron të pafalshme nga kreu i PD-së Lulzim Basha i cili nuk reagon.

“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë?

Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Saliu thotë që vaksina të vdes. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve.  Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve.”- tha Rama.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, ditën e djeshme bëri thirrje që të ndalojë vaksinimi i të moshuarve me vaksinën kineze.

 “Stop vaksines kineze te mbi 60 vjeçarët!”- bënte thirrje ai në një postim në Facebook.

Por Berisha nuk e kishte me origjinën e vaksinës në vetvete, por me një njoftim sipas tij të autoriteteve kineze që vaksina ‘Coronavax’ ishte e ndaluar të përdorej për personat e moshës 60-vjeç e sipër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *