Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në një kompleks zyrash në Kaliforni, një fëmijë mes katër viktimave


Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sot në një kompleks zyrash në Jug të Kalifornisë, ku kanë humbur jetën katër persona. Mes tyre edhe një fëmijë.

Një nga përfaqësuesit e Policisë, Jen Amat u tha gazetarëve se i dyshuari për të shtënat me armë është plagosur dhe është dërguar në një spital lokal ku ndodhet në gjendje kritike.

Një tjetër grua ishte gjetur e plagosur, e cila gjithashtu ndodhet në spital.  Amat tha se si gruaja ashtu edhe i dyshuari kishin pësuar plagë me armë zjarri. Ajo shtoi se nuk e dinte nëse plaga e të dyshuarit “ishte e vetë-shkaktuar apo jo”.

Siç shkruan USA Today, nga policia nuk kishte asnjë informacion shtesë në lidhje me të dyshuarin ose viktimat. Amat theksoi se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun dhe nuk kishte informacion në lidhje me armët e gjetura në vendin e ngjarjes.

“Informacioni në lidhje me të dyshuarin është ende nën hetim.”- tha Amat.

Përfaqësuesja e Policisë tha se nuk ka pasur një “incident si ky në qytetin e Orange që nga viti 1997”, duke iu referuar një rasti kur një person i armatosur me një pushkë sulmoi një oborr të mirëmbajtjes së Departamentit të Transportit në Kaliforni. I dyshuari, i cili ishte një operator pajisjesh që ishte pushuar nga puna gjashtë javë më parë, vrau katër persona dhe plagosi disa të tjerë, duke përfshirë një oficer policie. Në fund policia e vrau atë.

Kjo ngjarje vjen pas dy sulmeve të tjera që kanë ndodhur në mars që lanë gjithsej 18 njerëz të vdekur. Në Kolorado, 10 persona u vranë nga të shtënat në një supermarket. Në Atlanta, në disa sulme në tre qendra të ndryshme masazhi, u lanë të vdekur tetë persona, gjashtë prej të cilëve ishin gra me origjinë aziatike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *