Sulmuesi i Çelsit, Timo Werner u fajësua nga tifozët për humbjen e turpshme të Gjermanisë në fushën e saj ndaj Maqedonisë së Veriut në kualifikueset e botërorit të ardhshëm me rezultatin2-1.
Kur ndeshja ishte në barazim 1-1 në minutën e 80 të takimit, Wernet pati një rast të pastër për të kaluar ekipin e tij në epërsi por gaboi nga pak metra larg portës.
Pas kësaj rrjetet sociale shpërthyen në tallje ndaj sulmuesit gjerman të Çelsit, duke e fajësuar për humbjen e Gjermanisë.
Një pjesë propozuan që portat e futbollit të zmadhohen në mënyrë që Werner të mund të shënojë. Pjesa tjetër thanë se edhe vetë lojtarët e Maqedonisë së Veriut u habitën nga gabimi i sulmuesit gjerman.