Vendosni fjalën kyçe....

Basha rrugës për Kukës, ndalet në Kalimash: Traun e Rrugës së Kombit do ta shihni edhe për tre javë, ndryshimi i parë pas 25 prillit heqja e tij


Kryedemokrati Lulzim Basha po shkon drejt Kukësit për aktivitetin e radhës të fushatës për 25 Prillin. Ai është pritur nga shumë qytetarë dhe për një moment, është ndalur në Kalimash ku ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

Basha u premtoi qytetarëve se traun e Rrugës së Kombit do e shohin edhe tre javë, pasi më 25 prill do të hiqet nëse do të fitojë Partia Demokratike.

”Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj. Shikojeni, edhe tre javë traun. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin. Dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare e shqiptar nga Konispoli në Podujevë do jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë, nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetar të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan që lidhi Shqipërinë me Kosovën.

Vite me radhë, ai që për dy javë e gjysmë do largohet me votën më masive që kërkojnë ndryshim. Nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli marrëdhëniet ekonomike-politike në nivelin më të ulët.

Ne ndërtuar rrugën, ai vuri tunelin. Vota më 25 prill për PD, për nr.9, është votë për heqjen e traut. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur punësimin mes dy vendeve, do funksionojmë si një trup i vetëm. Kështu do e bëjmë të mundur. Që djemtë e vajzat e Kukësit të punojnë e jetojnë me dinjitet, dhe të kthehet në qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipëri e Kosovë. Faleminderit.”– tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *