Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo ditë e Ramës në pushtet është kosto e madhe, 110 milionë eurot e Becchetti-t dalin nga xhepat e shqiptarëve” – PD


“Çdo ditë qëndrimi e Ramës në pushtet do të thotë më shumë kosto për vendin”, thuhet në një deklaratë të PD-së pas vendimit përfundimtar të gjykatës lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchettti.

Selia blu thekson se këto lekë do dalin nga xhepat e çdo qytetari shqiptar për shkak të arrogancës e arbitraritetit të Edi Ramës.

PD-ja bën thirrje për largimin e kreut të qeverisë që e trajton vendin si çifligun e tij personal dhe që i kushton vendit çdo ditë e më shumë.

“Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës. Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal. Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje.” – thuhet në deklaratën e PD-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *