336 raste të reja e gjashtë humbje jete lidhur me Covid-19 janë regjistruar në vend 24 orët e fundit.
Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 47-83 vjeç.
Së fundmi janë bërë 2865 testime nga ku kanë dalë 336 raste me koronavirusin e ri.
Në spitalet covid në Tiranë e tre spitalet rajonale po kurohen 276 pacientë nga të cilët 12 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.