Drejtuesi i makinës që përplasi një barrikadë jashtë Kapitolit të SHBA-së ka vdekur në spital, së bashku me një nga oficerët e policisë që u plagosën gjatë incidentit.
Një makinë u përplas në barrikadën në ‘Constitution Avenue’, në verilindje të kompleksit të Kapitolit, të premten pasdite dhe plagosi dy oficerë.
Shoferi doli i armatosur me thikë dhe u qëllua nga policia. Të tre u dërguan në spital, por i dyshuari dhe njëri nga oficerët e policisë ndërruan jetë ndërsa oficeri tjetër është në gjendje të rëndë, raporton policia e Kapitolit, siç citohet nga Reuters.
Incidenti ‘nuk duket të jetë i lidhur me terrorizmin’, por mbetet nën hetim, tha Shefi i Policisë Metropolitane, Robert Contee. Trupat e Gardës Kombëtare u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Kongresi aktualisht është në pushim të Pashkëve dhe ligjvënësit nuk pritet të kthehen në Uashington deri në 12 prill.