Vendosni fjalën kyçe....

Kastriot Myftaraj akuza të forta zyrtarit të Policisë: Deformoi hetimin për hir të kushërirës së gruas


Në programin e tij televiziv ‘Ju flet Moska’ që transmetohet në televizionin ‘Ora Neës’, Kastriot Myftaraj ka bërë mjaft akuza të forta ndaj një oficeri të Policisë Gjyqësore.

Bëhet fjalë për oficerin Leonard Qorri, të cilin Myftaraj e tregon dhe me foto.

Ai thotë se Qorri ka ndihmuar kushërirën e tij në lidhje me rastin e stomatologes Olesia Duka, e akuzuar se u ka marrë përmes mashtrimit disa miliona euro biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë.

Një prej tyre edhe Miranda Meçi, kushërira e gruas së oficerit Qorri i cili është saktuar si OPJ pavarësisht konfiktit të qartë të interesit për shkak të lidhjeve miqësore.

Sipas Myftarajt, Qorri ka deformuar hetimin në interest ë të afërmes së gruas, ndaj së cilës duhej të ishin ngritur pyetje si psh: Ku i ka marrë shuma kaq të mëdha parash që i ka dhënë hua?

 “Të gjithë kemi pritshmëri të mëdha për institucionet e reja të krijuara nga reforma në drejtësi sidomos për SPAK, por çfarë ndodh brenda SPAK? Është krijuar një ide sikur disa mbinjerëz, supermenë, njerëz të pastër do të na sjellin drejtësinë me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe ndikimin e tyre. Ky në foto është një nga këta njerëz, Oficeri i Policisë Gjyqësore që bashkëpunon me SPAK, Leonard Qorri, i cili në të vërtetë e ka Leonart.

Majtas është Miranda Hita Meçi, kushërira e parë e gruas së tij dhe kjo zonjë është përzier në një skemë huadhënie masive ndaj një personi tjetër që në cilësinë e huamarrësit kishte marrë nga persona të ndryshëm shuma të mëdha parash dhe për këtë ka nisur një çështje penale. Në këtë çështje penale e rregulloi të jetë pjesëmarrës si OPGJ, Leonard Qorri, dhe aty e deformoi hetimin në interes të të afërmes së gruas së tij duke bërë shpërdorim detyre. Miranda Hita ka dhënë hua te zonja Olesia Duka 600 mln lekë të vjetra.

Është hapur një hetim për Olesia Dukën dhe është dënuar për mashtrim, krijim skeme piramidale, por OPGJ Leonard Qorri ka ndikuar që ky hetim të mos shtrihet te huadhënësia, ku i gjeti të gjithë këto para? Duhet parë dhe pasuritë e patundshme të Miranda Hitës, të hetohet nëse ka dhe një vilë në Lazarat. Thonë se këto para janë me burim nga Lazarati. SPAK do të humbë besueshmërinë nëse nuk pastron figurën e punonjësve të vet. Nuk mjafton vettingu, duhen sqaruar këto gjëra.Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK të nisë operacionin e koduar ‘Qorri i Lazaratit’.”– tha Myftaraj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *