Një ekip mjekësh në Lindjen e Largët të Rusisë ka fituar mirënjohje në internet pasi qëndroi me guxim në një ndërtesë që po digjej për të përfunduar një operacion në zemër, ndërsa rreth tyre pacientët dhe punonjësit po evakuoheshin me shpejtësi.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë të departamentit kirurgjik në Blagoveshchensk, afër kufirit kinez, të premten. Shtëllunga tymi të zi të zi mund të shiheshin që dilnin nga struktura, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan të shuanin flakët.
Sidoqoftë, në një deklaratë, Ministria Rajonale e Emergjencës pohoi se ‘”një pacient dhe tetë anëtarë të ekipit mjekësor janë ende në ndërtesë, duke kryer një operacion’.
Një burim në klinikë i tha Interfax se ‘procedura po kryhej në një zemër të hapur, kështu që ishte e pamundur të ndalohej’. Siç raporton Interfax, operacioni doli me sukses.
Rreth 120 persona u evakuuan nga godina që ishte ndërtuar më shumë se 100 vte më parë. Dyshohet se flaët u shkaktuan nga një defekt elektrik dhe më pas zjarr u përhap në 1,600 metra katrorë të ndërtesës.