Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina në kontenierin e bananeve, lihet në burg babai i Arbër Çekajt


Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn.

Ditën e djeshme në portin e Durrësit u kapën dhe sekuestruan rreth 49 kilogramë kokainë në një kontenier me banana që vinte nga Ekuadori.

Gjatë seancës gjyqësore zoti Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, por ka deklaruar përpara trupit gjykues se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Kujtojmë se 3 vite më parë Arbër Çekaj u arrestua pasi në firmën e tij, zbarkoi një kontenier me banane nga Kolumbia, që kishte brenda 613 kilogramë kokainë.

Babai i Arbër Çekajt e ka vijuar aktivitetin e eksportit të bananeve nga Amerika Latine edhe pas arrestimit të të birit, duke hapur një kompani të re të quajtur ”Ecoalmax”.

Arbër Çekaj ka reaguar sot në një seancë gjyqësore lidhur me arrestimin e të atit. Ai thotë se po i masakrohet e gjithë familja pasi sipas tij një klan mafioz kërkon t’i përfshijë në trafikun e kokainës, ndërsa e konsideron babanë e tij 72-vjeçar një profesor të nderuar.

 “Po masakrohet gjithë familja ime. Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkon të përfshijë familjen tonë në trafik.”– janë fjalët e Çekajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *