Një fëmijë i vogël shkaktuar konfuzion duke bërë një postim nga llogaria zyrtare e Komandës Strategjike të SHBA-ve.
Agjencia është përgjegjëse për ruajtjen e armëve bërthamore të Amerikës. Disa përdorues të mediave sociale kishin frikë se llogaria mund të ishte hakuar, kur dikush postoi disa shkronja pa lidhje “gmlxzssaw”. Postim që u fshi brenda pak minutash.
Por që nga ajo kohë është zbuluar se në fakt, autori ishte një anëtar i ri i familjes së menaxherit të llogarisë zyrtare të institucionit në Twitter.
Uebfaqja e lajmeve Daily Dot zbuloi se çfarë fshihej pas këtij postimi, pas një kërkese për informacion që i bëri agjencisë.
Filed a FOIA request with U.S. Strategic Command to see if I could learn anything about their gibberish tweet yesterday.
Turns out their Twitter manager left his computer unattended, resulting in his “very young child” commandeering the keyboard. pic.twitter.com/KR07PCyCUM
— Mikael Thalen (@MikaelThalen) March 29, 2021
“Menaxheri i Twitter-it të komandës… për pak çaste e la llogarinë të hapur dhe të pambikëqyrur.”– thuhej në përgjigje, ku sqarohej se menaxheri po punonte nga shtëpia.
“Fëmija i tij shumë i vogël përfitoi nga situata dhe filloi të luante me butonat dhe për fat të keq, dhe pa e ditur, bëri postimin.”– vijonte përgjigja.