Policia e Tiranës ka vendosur në pranga gjashtë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Një 39-vjeçar u vu në pranga pas denoncimit nga ish-e dashura se e përndiqte, një tjetër u arrestua pas akuzave për vjedhje dhe një i tretë pasi kishte kundërshtuar policen bashkiake.
Tre persona të tjerë u arrestuan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 35 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësen e Policisë Bashkiake.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 31 vjeç, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, pasi gjatë natës në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje me thyerje konkretisht : një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një koiskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura si dhe sendet që përdornin këta shtetas për të kryer vjedhjet.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 3 drejtues mjetesh shtetasve :
Sh. H., 30 vjeç, T. D., 38 vjeç dhe Sh. B., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
- Më datë 01.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit N. B., 65 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
- Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.