Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër tubimet elektorale të PD-së duke thënë se tregojnë mungesë përgjegjshmërie e karakteri.
Ai tha se votat nuk kanë asnjë rëndësi në rast se sëmuren e vdesin njerëzve.
“Si mund të merret drejtimi i vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie e mungesë karakteri. Mbrojtja e jetës njerëzore duhet të jetë detyra kryesore e çdo force politike. E ç’na duhet ne vota, ç’na duhet ne rezultati i zgjedhjeve nëse ne bëhemi shkaktarë për të humbur jetë njerëzore. Si mundet partia që do të marrë drejtimin e vendit të thotë Edi Rama ka frikë përballë uraganit. Cilit uragan, të shkuarjes për lesh kolektivisht, cilit ndryshim, nga jeta në botën tjetër. Unë kam shumë frikë po, kam frikë për jetën e atyre njerëzve.” – tha Rama.
Kreu i qeverisë ceku edhe premtimin e sotëm të Bashës në Kukës për heqjen e traut në Rrugën e Kombit.
“Do heqë traun, cilin tra do heqë. E të fillojë prapë rënia e gurëve, bllokimi i rrugës nga bora, rrëzimi i makinave. Rama ik, e pse. Se nuk të mundim dot. Ata kalamajtë që thërrasin Rama ik i kuptoj, po këta më keq se kalamajtë e rrugëve.” – shtoi kryeministri.