Kreu i qeverisë ka ironizuar kryedemokratin Basha.
Gjatë prezantimit të kandidatëve e programit të PS-së në Berat, Rama tha se Basha do të rrisë prodhimin e djathit duke ulur prodhimin e qumështit.
Ai shtoi se opozita me premtimet e saj është bërë si Rrapush Xhaferri dikur.
Kryeministri theksoi se mandati i tretë nuk është për të personalisht por për zhillimin e vendit teksa krahasoi kreun e PD-së Basha me personazhin e Gjinos te filmi ‘Përrallë nga e kaluara’.
“Si mund të rrisësh prodhimin e djathit duke ulur prodhimin e qumështit. Këtë e bën vetëm Luli. Si e bën? Merr sapunin shite për djathë. Mandati i tretë nuk është për mua fare, absolutisht. Është që Shqipëria të konsolidojë pozicionin që ka fituar në çdo sektor e që të mos kthehet më përmbys. Aq sa hynte Gjinua në atë histori te ‘Përrallë nga e kaluara’, aq hyn edhe Luli në këtë histori. Këtu drejtimin e kanë Sali Berisha e Ilir Meta. E keni dëgjuar Ilir Metën fjalën burg që e përdor si fjalën bukë. Është në hall, është në stres, do fus në burg këtë, do fus në burg atë. Këta janë bërë si Rrapush Xhaferri, do u japin euro vjehhrave kur të bashkohen, euro çifteve, euro, euro, euro.” – tha Rama.