Faqja e rrjeteve sociale me bazë në Kaliforni, Twitter, do të detyrohet të paguajë më shumë se njëqind mijë dollarë gjoba, pasi një gjykatë ruse vendosi që ajo kishte shkelur detyrimet e saj për të fshirë materialin e ndaluar në vend.
Një gjykatës i dha kompanisë tre ndëshkime të ndara, gjithsej 8.9 milion rubla (116.800 dollarë) të premten. Gjykata e Moskës zbuloi se shërbimi ishte fajtor për shkeljen e kushteve të kodit administrativ të Rusisë duke mos fshirë materialin e shënuar nga autoritetet.
Në mars, rregullatori i medias Roskomnadzor njoftoi se do të fillonte ngadalësimin e shpejtësisë së Twitter-it në vend lidhur me akuzat se nuk kishte përmbushur një numër kërkesash për fshirjen e materialeve të ndaluara.
Zyrtarët thonë se ata kishin paraqitur më shumë se 28,000 kërkesa për postime që do të hiqeshin por në kohën e marrjes së vendimit, ‘3,168 pjesë që përmbajnë informacion të ndaluar nuk janë fshirë ende’. Këto thuhet se përfshijnë më shumë se 2,500 thirrje për fëmijë për të vrarë veten dhe 450 që përfshijnë pornografi të fëmijëve.
Vadim Subbotin, nënkryetari i Roskomnadzor, u tha gazetarëve se, nëse ‘Twitter-inuk u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme kërkesave tona – nëse gjërat vazhdojnë siç kanë qenë – atëherë brenda një muaji do të bllokohet pa pasur nevojë për një urdhër gjykate’.
Sidoqoftë, ai e nxiti firmën amerikane të respektojë urdhërat dhe të shmangë një ndalim total.