Vendosni fjalën kyçe....

Zgjatja e fashës orare? Rama: Mund ta diskutojmë për zonat rurale, por s’duhet të nxitohemi


Kryeministri Edi Rama, ka folur për fashën orare të vendosur për frenimin e përhapjes së Covidit në vendin tonë, gjatë një takimi me fermerët në Moravë të Beratit.

Banorët i thanë kryeministrit se orari i vendosur deri në orën 20:00 është pak i cunguar, e për këtë arsye, i kërkuan atij të zgjasë fashën orare. Por mesa duket Rama nuk ndan të njëjtin mendim. Ai theksoi se jemi në një situatë ku nuk duhet të nxitohemi, megjithatë shtoi se mund të diskutohet një mundësi e zgjatjes së orarit për zonat rurale.

 “Ka kërkesa për rritje e fashave orare, s’duhet të nxitohemi, sepse Franca u mbyll nga e para. Unë isha në Paris dhe aty ishin të gjitha të mbyllura, vetëm ushqimoret ishin të hapura. Është vala e tretë, është version britanik, është dhe arsyeja që na solli infektime të shumta tek ne.

Vdekshmëria është e njëllojtë me atë të mëparshmin, por ka 30% agresivitet më shumë infektimi. Duam të vaksinojmë gjysmë milioni njerëz që në maj. Do e diskutojmë këtë për fshatin. Fasha lidhet me jetën e natës, të cilët mblidhen në zonat e populluara si mizë lisi. Jeta e natës është problemi, megjithatë do e shikojmë e do të bëjmë më të mirën.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *