Në stadiumin ‘Air Albania’ ka nisur vaksinimi i efektivëve të Policisë. Kryeministri Edi Rama ka shkuar të ndjekë nga afër procesin e vaksinimit, ku shoqërohej nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Çdo ditë do të vaksinohen nga 500 punonjës policie të të gjitha reparteve. Procesi pritet të përmbyllet për Tiranën deri ditën e enjte me rreth 3000 mijë efektivët e Tiranës.
Sot janë vaksinuar e gjithë kupola drejtuese e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Sikurse bën me dije Ministria e Shëndetësisë, në vendin tonë janë kryer gjithsej deri më tani 172.486 vaksinime.
Ditën e djeshme nisi edhe procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, që do të vijojë të kryhet çdo ditë në sheshin Skënderbej në kryeqytet.