Vendosni fjalën kyçe....

Balla në Librazhd: Në kohë të vështira kemi nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama


Taulant Balla zhvilloi sot një takim me banorët e Librazhdit. Balla i cili është dhe drejtuesi politik i PS-së për Elbasanin, u kërkoi që në hyrje të fjalës së tij të pranishmëve të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat e vendosura për mbrojtjen nga Covid-19.

Ai tha se s’ka çi do votat në rast se ndonjë prej të pranishmëve merr Covidin dhe e çon në shtëpi. Ai theksoi se pandemia dhe tërmeti, kanë treguar se kohë të vështira kanë nevojë për një lider të fortë, si Edi Rama.

“Shumë faleminderit, por ju lutem maskat dhe distancat se më rrofshin votat dhe duartrokitjet nëse ndonjëri nga ju merr Covidin dhe e çon në shtëpi.

Sepse kjo është një betejë që për mua, për Edi Ramën, është një betejë që duhet ta çojmë deri në fund me ballin lart.

Beteja na mësoi se në kushte apo luftëra të vështira na duhen njerëz të fortë, njerëz punëtorë, udhëheqës të fortë në krye të qeverisë. Imagjinoni pak sikur pandemia apo tërmeti ta gjente Shqipërinë jo me Edi Ramën. Kohë të vështira duan njerëz të fortë në udhëheqjen e vendit.”– tha Balla.

Deputeti socialist përmendi investimet në Librazhd ku akuzoi PD-në se gjatë 12 viteve kur ka qeverisur zonën, nuk ka bërë asnjë investim. Ai i paralajmëron demokratët se s’kanë parë gjë akoma nga ato se çfarë socialistët do të bëjnë për Librazhdin në mandatin e ri.

 “Çfarë punësh ka bërë Partia Demokratike në Librazhd? Pa turp ata thonë së Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë punë këtu. Dua t’ju them demokratëve që nuk keni parë gjë akoma nga ato se çfarë do të bëjmë në mandatin tonë të ri. Vazhdon puna për ta çuar “Lungo Fjumen” deri aty ku kryqëzohet Shkumbini me Rrapunin. Nuk e di çfarë gënjeshtre do thotë PD për këtë, por qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Çerdhe nuk kishim, kopshtet tona ishin o zot na ruaj. Gjithçka. Spitali i Librazhdit e njëjta gjë. Imagjinoni të na kishte gjetur pandemia me ambulancat që kishte lënë Sali Berisha pa goma, apo me ministër shëndetësie që ka propozuar Luli, Nard Ndokën.”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *