Vendosni fjalën kyçe....

Basha në shtëpinë e të moshuarve që kaluan Covid-in: Po hartojmë një plan për mbështetje financiare


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar sot një familje në Tiranë, që ka kaluar COVID-in. Zotëria i moshuar i tha kryedemokratit se të gjitha shpenzimet i kanë mbuluar vetë.

Gjatë fjalës së tij, Basha përsëriti zotimin për të mbështetur financiarisht për të gjithë ata persona që COVID-in e kanë mbuluar me shpenzimet veta.

Duke qenë se çifti i moshuar i kishin vajzat jashtë vendit, Basha foli dhe për votën e emigrantëve përmes sistemit elektronik.

Basha tha se socialistët i lanë emigrantët pa votuar këtë radhë me qëllim, por ai zotohet se do ta bëjë këtë realitet.

 

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Basha:
Si jeni me shëndet?

Qytetari: Mirë.
Basha: Me Covid-in?
Qytetari: E kemi kaluar të dy.
Basha: Në shtëpi?
Qytetari: Po, në shtëpi.
Qytetarja: Tani kemi disa pasoja.
Qytetari: Zonja e pati më të rëndë, me oksigjen.

Lulzim Basha: Shpenzimet?
Qytetarja:
Të gjitha vetë.

Lulzim Basha: Të gjitha shpenzimet nga xhepi besoj?
Qytetari: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh.
Basha: Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare. Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale.
Familja vuan dhe emigrimin e fëmijëve. Duke i shpjeguar Bashës mundin që kanë patur me sigurimin e vizave për të lëvizur në Europë, ata e falënderuan për kontributin e tij për heqjen e tyre. Basha tha se sfida e radhës është bërja realitet e votës së emigrantëve, që është edhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme. Sipas tij, kjo gjë u mundëson atyre të kontribuojnë në vendin e tyre.
Qytetarja: Fëmijët i kemi në emigracion.
Basha: Sa fëmijë keni?
Qytetarja: Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është… domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane.
Qytetari: E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundit. Kemi heq siklet i madh ajo puna e vizave. Domethënë njerëzit nuk e vlerësojnë por është një fitore e jashtëzakonshme. Kujtohet i bëmë dosjet të dy nga kaq ne. Na i mori ai, të gjithë atë lodhje që kishim heq e mori e hodhi aty dhe na e aprovuan na e dhanë vizën me fjalë por e ke parasysh nuk po flas vetëm për punë shpenzimi që duhet bërë. Nuk e fus fare atë se shyqyr në punë ishim të dy. Por koha ishte e tmerrshme
Shiko vizat kanë qenë një stres i madh. Morëm vizat, shkuam atje edhe pastaj kemi shkuar edhe pa viza më vonë që shkuan në Angli më pas. Tjetër gjë komplet edhe pas kësaj radhe nuk kemi dal më.

Basha: Tjetra që është shumë e rëndësishme është që ne do t’ua mundësojmë votimin. E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bёjmё realitet. Por mё e rëndësishmja ёshtё se vota e emigrantëve qё ёshtё shumë e rëndësishme nё vetvete, tё fillojmë t’i krijojmë kushtet qё ata qё kanё dëshirë tё kontribuojnë nё vendin e tyre, tё kenë mundësi tё kthehen. Siç qe njё kohë qё vinin e hapnin njё biznes apo tё specializuar si vajzat tuaja duhet tё kenë njё vend nё administratë, por ne e dimë kushtet qё kanё sot nё Francë janë tё pakrahasueshme me ato tё administratës dhe gjithё vendet e Ballkanit. Çfarë bёjnё? Krijojnë fonde tё posaçme pёr t’i paguar, pёr tё thithur trurin, pёr tё shërbyer nё vendin e tyre. Europa ka fonde tё posaçme pёr kёtё punë dhe ky ёshtё njё pjesë. Kjo ёshtё njё pjesë e rëndësishme e programit qё kemi dhe ne e kemi hartuar me shoqatat e diasporës se nga si domethënë nga largimi i trurit të sjellin Shqipërinë në një situatë ku të përfitojë nga më të mirët që janë larguar kanë krijuar një provojë e janë gati të vijnë të kthehen të shërbejnë.
Dhe ajo që e zgjidh këtë është votimi elektronik dhe ne do ta bëjmë realitet për të gjithë shqiptarët dhe për shqiptarët e diasporës. E dyta, ti krijojmë mundësinë të kontribuojnë si në sektorin publik ashtu dhe në sektorin privat. Kur them sektorin publik nuk kam parasysh vetëm administratën shtetërore, kam parasysh edhe kulturën, shkencën, universitetet dhe kur kam parasysh sektorin privat, Greqia, Italia, Irlanda, Izraeli, janë vende të cilat kanë, për shkak të historisë, edhe ata kanë diaspora të mëdha. Të mësojmë pak nga përvojat e tyre pozitive, se si kanë arritur ata, se nuk është vetëm punë lekësh është dhe punë dijesh, kapitalin por dhe njohuritë e tyre ti transferojnë të funksionojnë për ekonominë shqiptare. Duhet një program që t’i stimulojë të kthehen, të hapin një sipërmarrje, të investojnë në një sipërmarrje, të punësojnë, të transferojnë atë që kanë mësuar. Ne vetëm përfitojmë si vend në qoftë se do jua hapim dyert dhe natyrisht ju përfitoni si familje se i keni këtu afër.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *