Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Basha më bëri një super dhuratë, provoi botërisht se ishte pa patentë në timon


Zv.kryeministri Erion Braçe ka sulmuar kreun e opozitës Lulzim Bashën, për të cilin thotë se ditën e djeshme është paraqitur për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh.

Braçe thotë se duke bërë këtë, Basha i ka bërë atij një dhuratë pasi ka zbuluar se është mashtrues. Duke iu referuar një fotoje të publikuar nga bashkëshortja e tij, Basha shihet duke drejtuar makinën. Një ditë më pas Braçe e akuzoi atë se i kishte skaduar patenta dhe se nuk i lejohej të drejtonte makinën, por sipas tij duke shkuar për rinovimin e patentës Basha e provoi se kishte mashtruar.

 “Lulzim Basha më beri një super dhuratë sot; provoi edhe një herë që unë them të vërtetën dhe ai është kokrra e mashtruesit.

Sot paradite, Lylzim Basha u paraqit vetë, personalisht për të rinovuar patentën e skaduar prej vitesh. Pranoi e provoi botërisht se ka qenë pa patentë në timon ditën kur gjithsecili e pa të ngiste makinën.

Mashtrues e i pa karakter siç është, asokohe i iku përgjegjësisë ligjore; tani është e provuar edhe një herë paligjshmëria e tij!

Ndërkohë, në këtë video është fill pas rinovimit të patentës duke fjetur gjumë. Gjumë përherë e në  çdo rast.”, shkruan Braçe, i cili ndan me ndjekësit e tij edhe një video të bërë virale me një person që shihet duke fjetur në makinë, e që sipas zv.kryeministrit është kreu i opozitës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *