Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në takimet elektorale në Sarandë ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për marrjen e punonjësve nga Bangladeshi.
Kryemadhi tha që Rama të shkojë në Bangladesh dhe të rrinë shqiptarët në Shqipëri në mënyrë që të punojnë dhe të arsimohen.
“Ta çojmë Ramën në Bangladesh, dhe të mbajmë shqiptarët, t’u japim shansin që të punojnë, të arsimohen sepse shanset e mundësitë janë pa fund.
Ringjallja do të sjellë dhe ringritje të shqiptarëve, se na ka zënë frikë me fjalën rilindje, por do të sjellin atë Shqipëri që shqiptarët kanë ëndërruar, për një Shqipëri Evropiane”-deklaroi Kryemadhi.