Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sot zgjedhim Presidenten dhe Reformën Zgjedhore e përfundojmë sivjet


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti një orë para fillimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka reaguar për betejën e mbrëmshme për Ligjin e Zgjedhjeve.

Kurti e quan seancën e mbrëmshme fitore të opozitës ndërsa sot thotë se duhet të fitojë shteti.

Ai kështu kërkon nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale që deputetët e Kuvendit të votojnë Vjosa Osmanin për Presidente.

Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.

Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.

Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”-shkruan Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *