Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Po përgatitemi për të ulur fashën e vaksinimit deri në plus 60 vjeç


Nga qyteti i Vlorës, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dha lajmin se në ditët në vijim do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 60 vjeç.

“Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”- deklaroi Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u bëri thirrje të gjithë personave që janë mbi moshën 70 vjeçare dhe që ende nuk kanë marrë njoftim nga mjeku i familjes, të drejtohen në qendrat e vaksinimit të ngritura në qytetet ku ata jetojnë dhe të marrin dozën e parë të vaksinës.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë Shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mjeku i familjes me kartën e Identitetit mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaksinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes. Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informacionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën.”- deklaroi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *