Vendosni fjalën kyçe....

Rama: 424 aplikantë për Spitalin e ri të Fierit, hap dyert për pak ditë


Spitali i ri i Fierit i ndërtuar nga turqit do të hapet për pak ditë sipas kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë një postim në “Facebook” ku tregon se deri më tani janë 424 aplikantë që kanë shprehur interesin për të punuar në këtë spital.

Rama shprehet se gjatë mandatit të tretë, do të shtrijë autonominë spitalore në të gjithë vendin.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë.”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *