Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizon Bashën, kujton marrëveshjen e 2017-ës: Përdora gjithë arsenalin e barcaletave që mos ma zinte gjumi


Kryeministri Edi Rama i cili sot ndodhet në Bylis, ka ironizuar sot rivalin e tij politik Lulzim Bashën, pas një videoje të publikuar nga disa medie pranë qeverisë të një personi që flinte gjumë në makinë dhe aludohej se ishte kreu i PD-së.

Rama kujtoi marrëveshjen e vitit 2017 që ka bërë me Bashën, duke thënë se gjatë atyre orëve të negociatave ai ka përdorur “gjithë arsenalin e barcaletave” që atë mos ta zinte gjumi.

“Ka biznsesmenë demokratë, por kjo nuk duhet të jetë arsye që me votën e tyre ti bien vetes, t’u gjuajnë këmbët e tyre, se PD një nga të paktat gjëra ku nuk gënjen se e ka bërë në të shkuarën është që do vërë taksën e sheshtë 9 %.

Një biznes i vogël që sot e ka zero do shkojë të votojë për t’i vënë vetes taksë 9% për të çuar Lulin të flejë te kryeministria, por Luli mund të flejë në shpinë e vet, te Shqupi, në makinë si e kishin parë dje në mes të rrugës duke fjetur edhe habitem me ata që habiten.

Ai fle kudo, unë e kam pasur përballë, kemi qenë bashkë e kam përdorur gjithë arsenalin e barcaletave të mia që mos ma zinte gjumi në tavolinë deri sa bëmë marrëveshjen,
se vajti vonë, e kisha hall se mos ma zinte edhe gjumi e thashë ça do bëj unë me këtë, ai zgjohet edhe vonë.

A nuk duan të shikojnë me sy Edi Ramën? Ça problemi ka? As e kanë fare për detyrë te më shohin me sy e të më dëgjojnë, le të shkojnë te ai emisioni ‘Përputhen’, le të përputhen atje por mos i vënë vetes taksë për gjumin e Lulit.

Sa kohë jemi ne në qeveri le të përputhen, është shumë e thjeshtë e s’është aspak humor, është realiteti, s’është tifozllëk, ka një kufi tifozllëku deri te futbolli.”- deklaroi Rama duke ironizuar kundërshtarin e tij për zgjedhjet e 25 Prillit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *