Vendosni fjalën kyçe....

Rama justifikohet për mosrealizimin e premtimeve: Mandati na u thye në mes nga pandemia dhe tërmeti


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka treguar alibinë pse nuk ka realizuar premtimet e bëra në opozitë dhe tani që kanë kaluar 8 vite në qeverisje.

Rama tha se në opozitë ndërton një fushatë në bazë të ambicieve ndërsa kur hyn në qeveri të ndodhin të papritura dhe i sposton projektet që ke pasur ndërmend të realizosh.

Kur një opozitë del në një fushatë për të fituar dhe për të qeverisur, ndërton një fushatë bazuar në një ambicie të madhe dhe bazuar në ato projeksione që bëhen nga jashtë. Ndërsa kur futesh në qeveri, ndodh ajo që mishërohet në atë shprehjen që ‘jeta është ajo që na ndodh ndërkohë që kemi bërë plane të tjera’. Edhe sot ne diskutojmë sikur këtu ne kemi mbyllur dy mandate të zakonshme. Në fakt nuk është e vërtetë. Ne po jetojmë një mandat që është mandati më i jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë pluraliste dhe do mbetet i tillë, për shkak se u thye në mes nga një tërmet dhe një pandemi që ndodh një herë në shekull. Dhe kur ndodhin të tilla gjëra ti je i detyruar t’i spostosh komplet projektet, buxhetet dhe je i detyruar të lësh pas dore shumë gjëra. Ndaj nëse do kthehesha pas, do të doja që të mos kishte tërmet, të mos kishte pandemi”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *