Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në asnjë mënyrë koalicion me LSI-në. Nuk jep përgjigje për PD-në


Kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për emisionin “Kjo Javë” është pyetur edhe për një koalicion me PD-në apo LSI-në pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse rezultati i tyre nuk është i qartë për forcën fituese.

Rama mohoi në mënyrë kategorike një bashkëpunim me LSI-në. Por Kryeministri nuk dha një përgjigje për një koalicion me PD-në.

Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë sepse PS do të marrë një rezultat që nuk do të jetë asesi më i ulët sesa rezultati që mori në 2017-n. Madje do të jetë më i lartë se rezultati që mori në 2017-n, nuk ka asnjë mundësi që Partia Socialiste të bjeri nën numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë sepse nuk ka ku bie. Janë numra, nuk është çështje opinionesh dhe ky është një spekulim. Natyrisht që po, do të ishte shumë e rëndësishme dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia që klima e marrëdhënieve mes palëve të ndryshojë sepse nuk mund të vazhdohet kështu. Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *