Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon “sekretin”: Në Emirate më ofruan të bëja vaksinën, nuk e shfrytëzova këtë privilegj


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” kur u pyet nëse do bënte vaksinën kineze për shkak të paqartësive mbi sigurinë e saj, tregoi një “sekret” lidhur me bërjen e vaksinës.

Rama tha se kur ishte në Emirate i ishte ofruar të bënte vaksinën nga Princi i Kurorës dhe “nuk e kishte shfrytëzuar këtë privilegj”.

Më tej Rama sqaroi se do e kishte bërë vaksinën kineze por priti derisa shqiptarët të kishin akses në të.

Do e bëja patjetër dhe po ju them një sekret të vogël, për kënaqësinë e bisedës. Kur unë isha në Emiratet e Bashkuara, dhe u takova me ministrin e Jashtëm, sepse Princi atë ditë nuk ishte aty, kishte lënë porosi të vëllait, sepse ai është ministër i Jashtëm, i kishte thënë ‘thuaj Edit të bëjë vaksinën’. Dhe ai më tha që vaksina është perfekt. Vaksina kinezë ka një metodologji tjetër, është bërë në rrugën tradicionale, nuk është si rruga inovative e dy vaksinave të tjera. Nga pikëpamja e tundimit, sepse unë kam një problem të kahershëm, që i vogël me astmën alergjike, që në fillim më tregohej nga ata që unë konsultoj, si një rrezik i madh nëse do merrja Covidin, që duhet të ruhesha dhe sigurisht që dëshira dhe tundimi ishin shumë të forta, por unë nuk mund ta bëja dot këtë gjë sepse unë jam Kryeministri i Shqipërisë dhe nuk mund të bëj kurrë gjëra të tilla, duke shfrytëzuar detyrën dhe lidhjet për shkak të detyrës për të patur një privilegj. Nuk e kam thënë, por ne kemi patur probleme në shtëpi me prindërit e Lindës me Covidin dhe nëse do e kisha konceptuar detyrën time si privilegj, patjetër që do isha vaksinuar. Ashtu sikundër që Linda mund të ishte vaksinuar, por askush nuk e ka bërë pikërisht sepse ndryshe i bie të jem njësoj si të tjerët. Por nuk si të tjerët, ndaj po them ‘PO’, do ta kisha bërë me shumë qejf vaksinën kineze por u detyrova të pres momentin kur ta kishin shqiptarët dhe pastaj e bëra vetëm për të thënë që vaksina nuk ka problem. Siç e kanë bërë shumë kolegë në vende të tjera”-deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *