Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve, do kundërshtojmë vendimin e KAS për fletën e votimit


Për bllokimin e procesit të miratimit të një flete votimi përfundimtare në institucionet zgjedhore për formatin e saj, ka reaguar edhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj.

Rushaj shkruan se kërkesa e PS-së për një fletë votimi pa emra është “akti i fundit i një kryeministri në dëshpërim”.

Sipas kandidatit të PD-së në qarkun e Tiranës, kryeministri ka turp nga emrat e kandidatëve të tij për zgjedhje prandaj kërkon t’i fshehë ata pas numrave.

Më tej Rushaj thotë se ekspertët e PD-së do kundërshtojnë vendimin e KAS ashtu siç kundërshtuan kriminalizimin e parlamentit.

Akti i fundit i një kryeministri në dëshpërim

Kanë mbetur vetëm 22 ditë por Edi Rama për të mbajtur pushtetin po bën gjithçka duke tentuar të manipulojë zgjedhësit me qëllimin që t’u paraqesë atyre një fletë votimi pa emra kandidatësh, vetëm me numra.

Është e qartë që Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të tij dhe prandaj i fsheh ata pas numrave, duke luajtur me gjëegjëza pa mëshirë me qytetarët që e kanë duruar për 8 vjet mes mashtrimeve.

Shqiptarët kanë të drejtë të respektohen në fletën e votimit, duke u shkruar atyre të zezë mbi të bardhë emrin e kujtdo që pretendon t’i përfaqësojë ata në parlament!

Por Rama e di që me ata kandidatë që ka listuar nuk fiton dot duke dashur t’u hedhë shqiptarëve hi syve!

Partia Demokratike dhe ekspertët e saj ligjorë do ta kundërshtojnë këtë vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ashtu siç kundërshtuam kriminalizimin e parlamentit shqiptar!”-shkruan Rushaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *