13Një udhëtim me kroçerë është shitur në vetëm një ditë pavarësisht se tarifa më e lirë ishte 74,000 dollarë.
Lundrimi i vitit 2023 në ‘Silversea’s Silver Shadow’ do të zgjasë 139 ditë dhe do të shkojë në 66 destinacione në 34 vende e pesë kontinente.
Por edhe pse me çmime deri në 278,000 dollarë për person, ai u shit plotësisht brenda disa orësh pasi ishte hedhur në shitje të përgjithshme – duke thyer rekordet e mëparshme të rezervimeve të Silversea.
Udhëtimi, i quajtur ‘South Side Story – All the World’s a Stage, do i çojë ata që kanë prenotuar biletën në hemisferën jugore, duke lundruar nga detet e jugut në Pyjet e Amazonës dhe më gjerë.
Do të niset nga Sidnei më 10 janar 2023 dhe do të mbërrijë në Fort Lauderdale më 28 maj.