Ushtruesja e detyrës së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se seanca për votimin e presidentit do të mbahet nga ora 18:00 të shtunën.
Kusari-Lila këtë konfirmim i bëri nëpërmjet një konference të mbajtur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18:00. Ne si grup parlamentar kemi shpreh gatishmërinë që të marrim të gjitha hapat e duhur për mbarëvajtje të suksesshme të një seance për zgjedhjen e presidentes”-deklaroi ajo.
Ajo ka insistuar se subjekti politik që Kusari-Lila përfaqëson është tërhequr nga votimi i një-anshëm të ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se VV do të bashkëpunojë me partitë opozitare karshi këtij ligji.