Vendosni fjalën kyçe....

Vlogeri i njohur pranon se ka shkëmbyer mesazhe seksuale me djem të mitur


Ylli i “Youtube”-it James Charles ka pranuar se u ka dërguar mesazhe seksuale dy djemve të mitur. Pas akuzave që u shfaqën në rrjetet sociale kundër tij në fillim të këtij viti, 21-vjeçari i famshëm për videot e tij në “Youtube”, ka reaguar publikisht.

Në një video ku kërkon ndjesë publike, ai shprehet: “Unë i kuptoj plotësisht veprimet e mia dhe ato janë të gabuara.

Një adoleshent e akuzoi atë në muajin shkurt se e kishte ngacmuar atë duke i dërguar mesazhe të qarta seksuale, siç shkruan BBC.

Gjë që Charles e mohoi, duke thënë se ai flirtoi me 16-vjeçarin duke thënë se ai besonte se djali ishte 18 vjeç. Vlogeri i njohur i kishte mohuar akuzat e mëparshme, por në videon e së enjtes ai pranoi fajin.

Ai thotë se i kishin ndodhur dy incidente – një vitin e kaluar dhe një tjetër kohët e fundit, kur ai është vënë në dijeni se personi me të cilin komunikonte ishte i mitur.

“Këto biseda nuk duhet të kishin ndodhur kurrë.”– tha Charles i cili tregoi se i kishte kërkuar djemtë në platforma të tjera të mediave sociale ku kishte gjetur moshat e tyre reale.

Ai gjithashtu u kërkoi falje publike djemve të mitur dhe shtoi se për pak kohë nuk do të ishte aktiv në rrjet, me qëllim për të “edukuar” veten e tij për këto çështje.

Kjo nuk është hera e parë që vlogeri përballet me probleme serioze. Në vitin 2019, ai u akuzua se kishte përdorur “famën dhe paratë në përpjekje për të manipuluar seksualitetin e dikujt”, gjë që ai e ka mohuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *