Vendosni fjalën kyçe....

44 të vdekur e 7 të zhdukur nga përmbytjet në Indonezi


Të paktën 44 persona kanë vdekur dhe shtatë janë shpallur të humbur pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës përfshinë një ishull në Indonezinë Jugore të dielën në mëngjes, me numrin e të vdekurve që pritet të rritet, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave (BNPB), Raditya Jati, tha se viktimat janë nga tre fshatra në provincën lindore Nusa Tenggara. Agjencia është ende duke përditësuar të dhënat nga terreni.

“Të paktën 38 njerëz vdiqën në Lamanele Village, 3 njerëz vdiqën në Waiburak Village, 3 njerëz vdiqën në Oyang Village. Një total prej 44 personash vdiqën, 7 ishin zhdukur,” tha Jati në një deklaratë të dielën.

Balta u rrokullis nga kodrat përreth pak pas mesnatës dhe goditi gati 50 shtëpi në fshatin Lamenele në ishullin Flores.

Agjencia tha se përmbytjet ishin për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në East Flores gjatë disa orëve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *