Vendosni fjalën kyçe....

Arsenal armësh në 18 baza, GJKKO jep masën e dënimit për 9 të arrestuarit


Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e “arrestit me burg” për të arrestuarit nga operacioni “Kompleksi” në të cilën u zbuluan 18 baza me armë në Tiranë.

Në burg janë lënë Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

Në përfundim të operacionit u sekuestruan armë luftarake të llojeve të ndryshme si: snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *