Vendosni fjalën kyçe....

Gafa me përkujtimin e Bashkim Finos: U “prefsh” në paqe


Lojtarët e Partizanit kanë përkujtuar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë para pak ditësh për shkak të Covid-19.

Para nisjes së ndeshjes së djeshme ndaj Vllaznisë, ata kishin veshur mbi fanelat zyrtare, një fotografi të politikanit të ndjerë ku shkruhej: ‘U prefsh në paqe’.

Ajo që bie në sy është gafa me fjalën e përdorur për të përkujtuar ish-kryeministrin e vendit, pasi në vend të fjalës ‘prehsh’ është përdorur ‘prefsh’.

Bashkim Fino ndërroi jetë në datën 29 mars 2021 në moshën 59-vjeçare për shkak të Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *