Vendosni fjalën kyçe....

Grafiku i “Our World in Data”: Shqipëria me progresin më të fortë të procesit të vaksinimit


Shqipëria ka bërë një progres të madh në procesin e vaksinimit, shkruan “Our World in Data”.

Ajo ka publikuar një grafik me ecurinë e vaksinimit së fundmi të katër vendeve, njëri prej të cilëve Shqipëria, ndërsa tre vendet e tjera jaë anëtare të BE-së, përkatësisht Gjermania, Italia e Greqia. Bëhet fjalë për mesatarja e vaksinimit shtatëditore për 100 në popullatën e përgjithshme.

Prej disa ditësh, vija e Shqipërisë ka një rritje vertikale të fortë, teksa Gjermania, Italia e Greqia këmbejnë vendet me njëra-tjetrën në grafik.

Në fund të muajit mars, kreu i qeverisë deklaroi se Shqiëria kishte nënshkruar kontratën për 1 milionë vaksina të kompanisë kineze Sinovac me 192 mijë të parat që erdhën në dtën 25 mars dhe pjesën tjetër që pritet të mbërrijë deri në qershor.

Ndërkohë ditët e fundit është njoftuar për sasi shtesë të vaksinave të Pfizer e AstraZeneca që do mbërrijnë në vend jashtë marrëveshjeve të deritanishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *