Një deputeti i Partisë Demoratike të Kosovës, ka fyer presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, por më pas e ka fshirë postimin.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Ardian Kastrati citonte Faik Konicën në një shkrim tijin në ‘Gazetën Dielli’ për një ish-zyrtare të lartë të Stambollit.
Pasi postimi i tij u shpërnda nga mediat në Kosovë duke sjellë reagime të shumta, deputeti i PDK-së e fshiu postimin në Facebook.
“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, shkruante Kastrati në postimin e tij.