Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Deri më tani kemi blerë rreth 20 milionë dollarë vaksina


Ministri për Rindërtimin, Arben Ahemtaj gjatë një interviste në Report TV ka treguar shumën mesatare të shpenzuar nga Shqipëria deri më tani për blerjen e vaksinave.

Ahmetaj tha se qeveria ka harxhuar mesatarisht diku 20 milionë dollarë. Kjo shumë përfshin mekanizimin COVAX, Pfizer dhe Sinovac.

“Presim rreth 82 mijë nga AstraZeneca shumë shpejt nga COVAX  edhe nga një vend mik presim edhe 50 mijë doza AstraZeneca. Deri në fund të prillit presim 30 mijë doza Pfizer. Oferta është e kufizuar për shkak të kapaciteteve jo fort të përgatitura prodhuese dhe se kërkesa ka ardhur gjithnjë në rritje. Nëse nuk do kishim bërë këtë që kemi bërë, nëse nuk do ishim agresivë në kërkesën për të kontraktuar vaksina, nuk do arrinim dot të sillnim vaksinat që janë. Ky proces deri tani ka kushtuar, midis COVAX, Pfizer edhe Sinovac, shkon diku më pak se 20 milion dollarë, në një mesatare. Unë mendoj se do na duhen diku te 4 deri në 5 milion vaksina dhe do vijojmë të kontraktojmë me agresivitet sepse nuk besoj që vaksinimi një herë do jetë i mjaftueshëm. Për vitin 2021 është e papërcaktuar sa mund të kushtojë vaksinimi. Qëllimi është të vaksinojmë në kohë rekord të gjithë popullatën mbi 16-vjeç”-tha Ahmetaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *