Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ditën e sotme ka qenë në një takim me banorë të lagjes “Beqir Dardha” në Elbasan.
Bardhi thotë se shtrëngimi i duarve me qytetarët i jep shpresë dhe besim në angazhimin politik.
“Takimet me qytetarë në rrugët e Elbasanit, janë pjesa më e bukur e fushatës. Një shtrëngim duarsh me dikë që ka nevojë për shpresë dhe besim është fuqia e angazhimit tonë.
Në lagjen “Beqir Dardha”, si kudo, po vjen ndryshimi”-shkruan Bardhi.