Kreu i PD-së deklaroi sot se për tekat e Edi Ramës e Erion Veliajt, shqiptarët duhet t’i paguajnë 110 milionë euro dëmshpërbim biznesmenit Francesco Becchetti.
Në një takim me qytetarët në Malësinë e Madhe, basha, theksoi se qeveria demokrate do i japë fund kësaj situate dhe se do kthejë kushtet e konkurrencës së ndershme.
“Për të favorizuar veten e tyre apo propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhet të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Bechettit për tekat e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në ditë. Pse ndodhi kjo? Sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, e para. Dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare, dalin ato dalin transparenca e plotë e vendimit duhet të tregojë se pse kemi mbërritur në këtë pikë. Ne do t’i japim fund kësaj. Shqipëria doli nga mjerimi që mbolli diktatura dhe izolimi falë punës së njerëzve dhe falë konkurrencës së ndershme. Dhe detyra jonë kryesore është të kthejmë kushtet e konkurrencës dhe të barazisë midis njerëzve.” – tha ndër të tjera Basha.