Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama do të hyjë në histori, kryeministër i kthyer në një satelit të kandidatit për kryeministër


Kandidati për kryeministër Lulzim Basha, ka folur librin e tij “Misioni im” dhe për fushatën elektorale.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në televizionin “News24“, Bashkim Hoxha me shaka i vuri në dukje se ai është zgjuar herët sot, duke kujtuar se “Basha fle gjumë” ka qenë një ndër fjalitë që kemi dëgjuar më shpesh nga kryeministri Edi Rama në këtë fushatë.

Basha qeshi dhe iu përgjigj: Aspak, përkundrazi është rutina ime e përditshme, problemi i kundërshtarit politik, është që ka 8 vite që nuk ka asnjë bilanc, asnjë përgjigje. Ka patur pushtetin më të madh që nga koha e Enver Hoxhës dhe s’ka asnjë përgjigje për shqiptarët. Ndaj, e gjithë fushata e tij është përqendruar në sajesa, por edhe në një koncept të dëmshëm për shoqërinë, po nuk vodhe fle gjumë. Domethënë ata punë e quajnë vjedhje, ndërkohë që unë jam përditë jam në punë, jam në krye të detyrës 8 vite në opozitë dhe qytetarët e kanë parë, sepse si unë ashtu dhe ashtu dhe Partia Demokratike kemi qenë nga mëngjesi deri në darkë në mbrojtje të interesit të tyre kundër një qeverie që nga mëngjesi deri në darkë ka qenë kundër interesit të tyre dhe kjo është situata ku ndodhemi sot. Një krizë e thellë ekonomike, si rezultat i keqqeverisjes dhe një etje për ndryshim që do të materializohet me votën e shqiptarëve më 25 prill.”

Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se kjo fushatë do të hyjë në histori sepse kryeministri i vendit është kthyer në një satelit të kandidatit të opozitës.

“Prandaj e kam quajtur, satelitin tim. Është hera e parë që kryeministri në detyrë kthehet në një satelit të kandidatit për kryeministër. S’ka asgjë për t’iu thënë shqiptarëve. Nuk ka asnjë përgjigje për ta. Ka ardhur me premtime të mëdha, për hapjen e 3000 mijë vendeve të punës, ekonomia në kolaps. Ka ardhur me premtime për Shëndetësi falas, Shëndetësia në pandemi doli që ishte në ditën më të zezë.

Pra është e qartë strategjia, nuk është diçka e kalkuluar me sulme ndaj meje, opozitës, PD. Rama përpiqet të shmangë vëmendjen nga pyetja normale, zotëri kishte 8 vjet pushtet, çfarë bëre?

 Nuk është detyrim ndaj meje, duhet të debatojmë. Ky tjetri që kërkon pushtetin ka për detyrë t’i thotë çfarë do bëjë, ku do na çojë. Unë i dëgjoj qytetarët, i jap vërejtjet çdo ditë, Rama ka ndryshuar fjalorin nga kazani, tepsia, merret me mua. Do të hyjë në histori si kryeministri që u kthye në satelit. E gjej rastin dhe një herë t’I them qytetarëve se kjo është një shfaqje e qartë e hendekut mes asaj që thotë dhe që bën kryeministri në detyrë. Tjetër gjë ka thënë, tjetër gjë bën. Refuzimi për të debatuar tregon se ka frikë nga debati.”- tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *