Kryetari i opozitës Lulzim Basha tregoi në emisionin “Çim Peka Live” se cilat do jenë tre prioritetet e para nëse arrin të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.
Racionalizimi i shtetit, ekonomia dhe pandemia së bashku me rindërtimin do jenë tre prioritetet e Bashës me të hyrë në qeveri.
“Racionalizimi i shtetit, pasi shteti sot nuk ekziston. Shteti sot është katandisur në një shtet letre dhe përfaqësohet nga Facebook. Kthimi i shtetit tek shqiptarët, kthimi i demokracisë është prioriteti numër 1.
Së dyti, trajtimi i problemit më kryesor në çdo shtëpi shqiptare që është ekonomia në tërësi, mbështetje për të gjithë shqiptarët, duke nisur nga pjesa më e varfër e vendit.
Dhe së treti, dy sfidat që kanë të bëjnë me pandeminë dhe rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit”- u shpreh Basha.