Vendosni fjalën kyçe....

BE uron presidenten e re të Kosovës: Rifilloni reformat e BE-së dhe angazhohuni në dialog


Bashkimi Evropian ka reaguar pas emërimit të Vjosa Osmanit si president e Kosovës, duke e uruar atë dhe duke shtuar se presin të punojnë ngushtë me të. Po ashtu, BE bën thirrje që tani Kosova duhet të rifillojë reformat dhe të angazhohet në dialogun me Serbinë.

“Urime për Vjosa Osmanin në zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës. BE pret që të punojë ngushtë me presidenten Osmani dhe institucionet e sapo konsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rifillojë reformat e BE-s dhe të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE.“– thuhet në urimin e BE-së për presidenten Osmani, citon REL.

Vjosa Osmani u zgjodh në postin e Presidentes me 71 vota ditën e djeshme, në raundin e tretë të votimit.

Ajo ka marrë urime edhe nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Ky i fundit ka riktheksuar se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Kosovën.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët.”- shkroi Kosnett në Twitter.

Të tjerë të huaj që e kanë uruar Osmanin për postin e ri, janë ambasadori i Italisë, Nicola Orlando; shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark; Shefi i OSBE-së, Michale Davenport; ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott; e Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *