Vendosni fjalën kyçe....

Del video e atentatit ndaj “Kumbarit” të Shkodrës


Abcnews.al  ka publikuar videon nga momenti i vrasjes së Bardhok Pllanajt një natë më parë në Shkodër, pranë banesës së tij.

Nga video shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit i cili njihej ndryshe dhe si njihet “Kumbari i Shkodrës”.

Ndër të tjera nga pamjet shikohet se fillimisht autorët kanë qëlluar në ecje më pas makina e viktimës duket se është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku duket se autorët kanë shkuar sërish dhe e kanë qëlluar.

Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *