Vendosni fjalën kyçe....

Fyeu Vjosa Osmanin, studentët në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e deputetit Ardian Kastrati


Një grup studentësh kanë protestuar para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke kërkuar përjashtimin e deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Protesta vjen pas statusit fyes në Faceboook mbrëmjen e djeshme nga Kastrati lidhur me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Kastrati citonte Faik Konicën në postimin e tij duke përdorur gjuhë fyese ndaj Osmanit po pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ai e fshiu statusin.

Studentët kanë deklaruar se Kastrati duhet të largohet menjëherë nga pozicioni që mban në Universitetin e Prishtinës, në të kundërt protestat do vijojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *