Vendosni fjalën kyçe....

Garo mesazh qytetarëve: Basha është lideri i duhur për ta futur vendin në BE, thuajini jo Edi Ramës


Zëdhënësja e fushatës së PD-së deklaroi sot se Shqipëria kërkon ndryshim dhe se integrimi në BE është rruga e zhvillimit.

Në një deklaratë nga selia blu, Floriana Garo tha se në 8 vite Edi Rama nuk e çoi vendin asnjë hap para drejt BE-së dhe se dështimi po troket sërish në derë.

Garo shtoi se kreu i PD-së Basha që ia ka dalë të anëtarësojë vendin në NATO dhe hoqi vizat, do bëjë të mundur integrimin e vendit në BE.

“Shqipëria kërkon ndryshim. Çdo qytetar shqiptar e di se nëse ne nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, ne nuk do të jemi në gjendje të bëhemi një vend i zhvilluar. Për 8 vite, Rama nuk na çoi asnjë hap përpara drejt BE-së. Rama nuk do të sjellë ndryshim në Shqipëri. Dështimi po troket në derë edhe një herë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën atij. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara. Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe një mandat tjetër. Lulzim Basha, që ka shkëlqyer në marrëdhëniet me jashtë dhe ia ka dalë që të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe që bëri realitet udhëtimin pa viza, është lideri i duhur për ta anëtarësuar plotësisht Shqipërinë në Bashkimin Europian. Më 25 prill, ne do të votojmë për Bashën dhe për Partinë Demokratike që t’i sjellim shpresë Shqipërisë. Shqipëria fiton!.” – tha Garo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *