Vendosni fjalën kyçe....

“Gestapo, nazistë, dilni jashtë. Shporruni” – Pastori kanadez përzë policët që shkuan të prishin meshën e Pashkëve (Video)


Një pastor kanadez ka dëbuar gjashtë oficerë policie, të cilët thuhet se u përpoqën të ndalonin një shërbim të Pashkëve për shkak të kufizimeve të Covid-19, duke thirrur vazhdimisht: ‘Dilni jashtë nga prona, shporruni!’.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se oficerët u përballen me pastorin që nuk ishte aspak i kënaqur që i pa në derë.

Më pas pastori i quan policët ‘Gestapo’ dhe ‘Nazistë’, duke shtuar se ata duhet të zhdukeshin menjëherë e të mmos ktheheshin më pa një urdhër gjykate.

“Njerëz të pabesueshëm, të sëmurë, të ligj! Frikësojnë njerëzit në kishë gjatë Pashkës!” – thotë më tej pastori koncervator në Calgary, Alberta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *